“Dua të flas me gjykatësin, ta vrasi atë horr”, flet djali i gruas që u vra me sqepar në Pogradec

Ka kaluar vetëm një ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Pogradecit, ku burri 49-vjeçar vrau në mënyrë makabre gruan e tij.
Pas 24 orësh djali i çiftit, Emiljano Mekollim ka dhënë një prononcim për “Ballkanweb”.

Ai ka treguar për dhunën që ushtronte i ati, Bashkim Mekolli si ndaj nënës ashtu edhe ndaj atij vetë. Madje as nuk e ka quajtur baba por “horr”

Fjalët e Emiljanos:

Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshin në shtëpi. Është faji im.