Drogba rikthehet në Chelsea

Chelsea ka njoftuar se Didier Drogba është rikthyer në skuadrën blu. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
Drogba ishte larguar nga Chelsea në vitin 2012, vetëm pas javë pasi që e gjuajti penalltinë fituese në finale e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i ka zhvillluar 341 ndeshje për Chelsean dhe ka shënuar 157 gola. Ai ka fituar shumë trofe me skuadrën nga Londra.

“Ka qenë vendim i lehtë – nuk e lëshova mundësinë që sërish të punojë me Jose Mourinhon. Secili e din lidhjen tonë special me Josen dhe me këtë klub. Unë gjithmonë jam ndjerë këtu si në shtëpi”, ka thënë Drogba pas nënshkrimit të kontratës së re.