Drogba e pranon përqafimin nga tifozi i çmendur pas tij

loading...

loading...

Didier Drogba ishte pjesë e ekipit të Galatasarayt që e mposhti ekipin Shrewsbury Town 3-0, në ndeshjen para sezonale të zhvilluar në Greenhous Meadow. Legjenda e Chelseat u prit si hero nga tifozët Blues, që kishin zbarkuar në këtë stadium.
Drogba2
Ajka e kësaj loje ishte një tifoz i cili zbriti në fushë, duke e përqafuar sulmuarin nga Bregu i Fildishtë, pasi më parë ia tregoi një tatuazh në shpinë, që e kishte bërë pikërisht me ish futbollistin e Chelseat.
Pas ndeshjes, ish futbollisti i Olympique Marseilles gjeti kohë të jepte nënshkrime dhe të bënte fotografi me tifozët e Chelseat dhe të Shrewsburyt, i cili garon në ligën e katërt angleze. /LajmeOnline/
Drogba3

loading...