Drenusha, modele në Turqi

loading...

timthumb (2)

loading...
Sapo është kthyer nga Turqia ku modelja e njohur Drenusha Latifi ishte atje për t’u bërë pjesë e një agjencie të modës dhe tani ajo brenda një periudhe ka gjasë të bashkëpunojë me drejtorin e ‘Fashion TV’ në Turqi nga i cili edhe e mori këtë ofertë.

“Jam mjaft e kënaqur me ftesën nga Enis Onat, i cili është edhe drejtori i ‘Fashion TV’ në Turqi. Me të njihemi që nga viti 2003 kur edhe kam përfaqësuar Kosovën në ‘Miss Evropa Junior’ në Turqi. Dhe tani oferta e Enisit ka të bëjë me një agjenci të modës atje, për të cilën ende nuk kam shkruar kontratën, mirëpo besoj se shumë shpejt do ta nënshkruaj”, ka thënë ajo për “/LajmeOnline/n”.

Për punën e saj të modelimit, Drenusha nuk e mohon faktin se do të paguhet mjaftë mirë, mbase për dallim nga Kosova, modelet jashtë vendit paguhen më mirë.

“Natyrisht se për t’u bërë pjesë e ndonjë agjencie të modës jashtë vendit paguhesh më mirë, mirëpo unë në pamundësi për të treguar shumën e të hollave mund të them se jam e kënaqur me këtë ofertë”, shton ajo.

Drenusha krahas modelimit që do t’i kushtoj më shumë rëndësi gjatë kësaj periudhe, ajo nuk do t’i mungojë as skenës muzikore. Shumë shpejt ajo do të sjellë për adhuruesit e saj një këngë bashkë me videoklip.

“Këngën e kam gati, tani pritet vetëm emërimi i këngës, të cilën e ka realizuar Cipsi. Kënga trajton një tematikë dashurie dhe besoj që do t’ju pëlqejë”, shton ajo.

Videoklipin e këngës Drenusha do ta realizojë me “Urban Graphiks”. Tani Drenusha është e përkushtuar vetëm ndaj karrierës, ndërkaq jeta private duket paksa e zbehur. Ajo tani është singël dhe në çdo mënyrë po mundohet t’i kalojë ditët e pranverës sa më mirë duke mos pasur asnjë djalosh në krahë.

loading...