Drejtori ‘Ramadan Mujës’, arrestohet nën dyshimin për abuzim seksual me të mitur!

Sipas burimeve të Televizionit të Prizrenit,drejtori komunal për ekonomi dhe financa në Prizren,Mehmet Bytyçi,është arrestuar para 4 ditësh nga njësia për trafikim me qënie njerëzore nën dyshimin e bazuar për abuzim seksual me një të mitur.
Gjithashtu,sipas këtyre burimeve,nën masën e arrestit është edhe një femër me mbiemrin Bytyçi,e cila sipas këtyre burimeve ka qenë ndërmjetësuese mes drejtorit të arrestuar dhe të miturës 16 vjeçare e cila është pjesëtare e një komuniteti pakicë.
Sipas burimeve tona, njësia për trafikim me qënie njerëzore prej kohësh ka përcjellë drejtorin Bytyç,i cili dyshohet se është zënë në flagrancë.Habit fakti,pse një ngjarje e këtillë është mbajtur në fshehtësi nga organet kompetente siq janë policia dhe gjykata.