Dramatike: Shkaku i një tufe zogjsh, motori i aeroplanit kaplohet nga flakët (Video)

step5

Vetëm pas pak momentesh fluturimi, aeroplani u detyrua të bëjë aterrim emergjent, sepse një motor ju dëmtua nga flakët.

Këto flakë u shkaktuan nga një tufë zogjsh, që ngatërruan drejtimin në terrin e natës.

Aeroplani me 144 pasagjerë u detyrua në aterrojë në aeroportin e Bejrutit, prej nga ishte nisur vetëm pak çaste më parë, transmeton Telegrafi.

Regjistrimet tregojnë flakën që merr motori i krahut të majtë, pasi në turbina janë futur zogjtë.

Zyrtarë të kompanisë Lufthansa kanë kërkuar falje për këtë shqetësim dhe udhëtarëve u kanë siguruar udhëtimin me një aeroplan tjetër. /Telegrafi/