Drama e grave të opiumit: Fëmijët si kolateral për borxhet

loading...

Vajza e vogël që do dorëzohet për të shpëtuar babain

loading...

Vajza e vogël që do dorëzohet për të shpëtuar babain

Bandat e opiumit në Afganistan po përdorin fëmijët e fermerëve si kolateral për borxhet e papaguara, me pasoja të tmerrshme për ata që refuzojnë.

Një dokumentar ka treguar këtë tmerr në vendin e shkatërruar nga lufta. Fermerët marrin borxh nga trafikantët e drogës për të kultivuar opium, që përdoret për heroinën, por mbeten në pikë të hallit pasi forcat e mbështetura nga NATO shkatërrojnë bimët e tyre.

Atëherë trafikantët e drogës u marrin fëmijët, përfshi vajza 10 vjeç, dhe i shesin në Pakistan ose Iran për seks ose i përdorin si mushka për transport droge.

Dokumentari “Gratë e Opiumit” i rrjetit amerikan PBS sjell historinë e një fermeri, të cilit iu pre koka ngadalë me një brisk.

Ai refuzoi që të jepte vajzën e tij për trafikantët e drogës.

Në dokumentar tregohet edhe historia e një vajzë 6 vjeç, që rrezikon të dorëzohet tek trafikantët në shkëmbim të babait të saj, që është marrë peng nga kriminelët pasi nuk ka paguar dot.

Trafikantët i kanë dërguar një video familjes me babanë që thotë: “U lutem, jepuni çfarë të duan, ky vend është shumë i keq”.

Nëna, që as nuk ia hedh dot sytë të bijës, thotë se duhet ta japë atë për të liruar të birin.

loading...