Doshi nxjerr videon e regjistruar me vrasësin e dyshuar Bami


Deputeti Tom Doshi ka publikuar videon prej 37 minutash ku sipas tij rrefehet nga vrasesi me pagese atentati i planifikuar ndaj tij. Në rrjetin social Facebook, deputeti Doshi shkruan se kjo video nxjer lakuriq shtetin. Në komentin e tij, deputeti shkruan se në video tregohet se kush na udheheq dhe sa të sigurtë e kemi jeten.

Videoja thuhet se është regjistruar tek zyra e deputetit Doshi, ndërsa në pamje shfaqet personi i arrestuar nga policia Durim Bami. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria për tentativë vrasjeje. Në videon që zgjat 8 minuta, Durim Bami tregon momentet e para kur një person me emrin Toni, sipas tij e ka kontaktuar për të kryer vrasjen e Tom Doshit; bisedën e zhvilluar me të; mbështetjen që i ofrohet, pasi sipas tij këtë gjë e ka urdhëruar Ilir Meta.

Nje pjese e bisedes mes Tom Doshit dhe Durim Bamit

Tom Doshi: Tashi unë të falenderoj njëherë për të gjitha gjërat që ke bërë në kuptimin e mirë se mos të kishte qenë Zoti i madh dhe mosdëshira jote me u përfshi në këtë punë dihet që ne nuk do të ishim bashkë sot. Unë për këtë mund të procedoja si me të pas vlla. Unë e di që ka qenë fat për mua dhe për ty që ke qëlluar kështu që s’ke dashur të më bësh keq…..Jam kurioz të ma shpjegosh edhe njëherë që në fillim se si të erdhi Toni, biseda që keni bërë me të. Kjo është bisedë shumë miqësore që po bëjmë mes nesh nuk është se dua që të ta përdor kundra, kjo është thjesht një bisedë shumë miqësore dhe dua të jem edhe unë i qetë në shpirt, prej ku jeton si kanë menduar për të bërë gjë tjetër, guxim shumë i madh për një deputet. Unë besoj në Zot nuk ja kam bërë asnjeriu borxh me më marr jetën. Për këtë kam qejf ta dëgjoj edhe njëherë se nuk na ka qëndruar edhe shumë, domethënë kemi ndenjur në takime të shkurtra,meqë të thirra te zyra ime jemi më të qetë dhe flasim më lirshëm.
Si ishte takimi që të thirrën, lidhja që ke pasur me Tonin? Fol lirshëm me mua, ta thash edhe njëherë zëre se unë të kam vëlla….
Durim Bami: Më erdhi Toni më mori në telefon dhe më tha…do ta them në fillim njëherë po ta them siç ka nis
Tom Doshi: Duhet të jem i qetë me veten dhe me Zotin
Durim Bami: Më tha që do bëjmë një punë me Tomën, për punën e Tomës. Kanë hedh lekë për punën e Tomës për me e mbaru.
Tom Doshi: Çfarë me mbaru?
Durim Bami: Për me e mbaru, me vra Tomën. A mund të gjejmë rob tha me e bë? Ai përderisa erdhi te unë me një fjalë e dinte që unë do ta mbaroja a kupto. Janë hedh 500 mijë euro. Ke 500 mijë euro po deshe me më lën gjë mu më lej, po s’deshe me më lën s’ka problem, të mbarohet puna.
Tom Doshi: Si do mbarohej puna? Kur e keni filluar punën?
Durim Bami: Ka katër muaj që ka filluar, 5 muaj tani.
Tom Doshi: Qysh në maj?
Durim Bami: Nuk e mbaj mend fiks. Njëherë si fillim hodhën 200, e anulova unë. Nuk bëhet për 200 thashë unë, ça je tu bo. Kjo punë është e rëndësishme, nuk është se është e parëndësishme. Ata burrat e huj vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg, u vranë, u sakatuan morën fund.
Tom Doshi: Cfarë thanë kur i the ashtu?
Durim Bami: S’është problem hiç puna e tij tha, nuk është duke u bërë zhurmë hic, se ne që na ka ardhur porosia kena mbrojtje, se nuk e kanë porositur rob që neve nuk mund të na mbrojnë , ka dorë shteti këtu. I them kush po na mbron, ta di kush na mbron. Tha është Iliri në këtë mes, Ilir Meta. Ne e kena rrugën e hapur për cdo lloj gjëje, jemi të lidhur. Në rregull por problemi është se një gjë vogël të na dalë ne marrim fund krejt a kupton. Jo s’ke asnjë problem. Ke për të parë ti po u bë kjo punë sa mirë do shkojnë punët.
Tom Doshi: E si ka qenë puna? Ti më the se më keni ndjekur, më keni ruajtur.
Durim Bami: Po po të kemi ndjekur, te Sheratoni, te dy Kullat. Kena vunë motorin te dy Kullat, anës makinës tënde, pothuajse te dera mbrapa
Tom Doshi: 21 qershor the?
Durim Bami: Po rreth 21 qershorit
Tom Doshi: Si ishte puna e motorit?
Durim Bami: Motorin e lame aty (e ndërpret Tom Doshi)
Tom Doshi: Jo Jam kurioz të di si e organizuat? Ku e morët tritolin, motorin?
Durim Bami: Motorin e kemi vjedhur vetë
Tom Doshi: Ku e keni vjedhë?
Durim Bami: Në Paskuqan, një papaq si ata që shesin pica
Tom Doshi: Si vazhduat më pas e montuat te servisi i Tonit?
Durim Bami: Po e montuam te servisi i Tonit. E bamë gati, e montuam. Ia dhamë një çuni të vogël e la te makina jote në darkë kur ishte te dy Kullat.
Tom Doshi: Te restoranti tek “Il Gusto”?
Durim Bami: Po
Tom Doshi: Po ti ku ishe në këtë kohë?
Durim Bami: Unë isha në makinë me Tonin
Bamit i bie telefoni dhe e nxjerr nga xhepi dhe e ndërpret bisedën
Tom Doshi: Si funksiononte, kjo puna e dinamitit? Lene telefonin

Statusi i Doshit
Po ju paraqes nje video me te verteta te frikshme per realitetin shqiptar.Nje video qe do tregoj kush na udheheq dhe sa te sigurte e kemi jeten. Nje video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme te shtetit. Prita deri sot reagimin e te gjithe institucioneve . I lejuam porositesit te vrasjes te tregonin edhe njehere sa frike kane nga e verteta. Manipuluan deshmitarin, fshehen te verteten, akuzuan njerez pa asnje lidhje me vrasjen.Nxirreni vete perfundimin se kush thote te verteten.

Gjithashtu deputeti Doshi ka publikuar dhe disa foto qe sipas tij tregojnë përgatitjet për atentatin. Në foto në restorantin meksikan “Viva” duke qartë ish kreu i Prokurorisë së krimeve të Rënda Eugen Beci, Fatjon Skënderi (sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka qënë shofer i Fatmir Mediut) si dhe dy persona të tjerë.

Passport