Dorëzohet Mourinho

josemourinhorealmadrid_275x155

Jose Mourinho është dorëzuar përfundimisht në luftën për titull të kampionit. Ekipi i tij Real Madrid gjendet plot 15 pikë prapa liderit Barcelona, fakt ky i cili e shtyn portugezin të mendojë se gjasat që ‘Los Blancos’ ta përmbysin këtë avantazh të katalunasve nuk ekzistojnë.

Barça i lëshoi tri pikë fundjavën që shkoi ndaj Real Sociedadit, por ‘Special One’ insiston se kjo nuk është e mjaftueshme që ekipi i tij të shpresojë në mbrojtjen e titullit në La Liga.

“Ta fitojmë ligën është e pamundur. Diferenca është shumë e madhe dhe ne duhet të fokusohemi në objektiva tjerë”, ka thënë ish trajneri i Portos, Chelseat dhe Interit për RMC.

Më pas, Mourinho ka folur edhe për spekulimet rreth transferimit të tij në Paris Saint-Germain, duke shtuar se ai mendon se mediat po mundohen të bëhen bombastike, në krah të tij.

“PSG tashmë e ka një trajner të njohur dhe një drejtor sportiv, i cili i udhëheq ata me sukses. Ata s’kanë nevojë për trajner të ri. Çdokush po mundohet të krijojë spekulime përreth meje, edhe nëse nuk ka asgjë. Unë po e bëj punën time dhe shpresoj që ta arrij fundin e sezonit i qetë”, përfundoi Mourinho.