Doni të ndaloni urinë dhe të dobësoheni? Ja cilat janë çajrat që e mundësojnë këtë!

Edhe pse 3 vaktet kryesore duhet të hahen me domosdoshmëri, njerëzit priren të hanë dhe gjëra të tjera shtesë në mes të vakteve kryesore ose pas tyre. Kjo është një nga arsyet kryesore të obezitetit: ngrënia e ushqimeve të shpejta e plot me kalori në mes të vakteve. Ju këshillojmë që pas konsumimit të vakteve ose në mes të tyre, të konsumoni një nga këto çajra:

Çaj jeshil

Çaji jeshil përmban EGCG, një antioksidues që nxit nivelet e një hormone për ndalimin e urisë. Çaji jeshil të jep efektin e ngopjes dhe mosdëshirës për të ngrënë në vazhdim, madje edhe ushqimin tuaj të preferuar. Për një rezultat më të kënaqshëm, provoni të pini çaj jeshil 3 herë në ditë, para 3 vakteve kryesore. Shmangni çajrat jeshil të konservuar, sepse përmbajnë shumë sheqer dhe përveç kalorive shtesë që merrni, ju nxisin të hani më shumë.

Çaji i zi

Në rastet kur jeni të stresuar rriten nivelet e hormonit të kortizolit (hormoni i stresit), gjë e cila çon në rritjen e dëshirës për të ngrënë dhe depozitim të yndyrnave. Në shumicën e rasteve, njerëzit kur janë të stresuar nxiten të hanë më shumë seç duhet. Çaji i zi do të ishte një alternativë shumë e mirë në këto raste. Ky çaj jo vetëm ul ndjenjën e urisë, por është në gjendje t’ju qetësojë dhe sjell nivelet e kortizolit në normalitet.

Çaji i mentes (mendërz, nenexhik)

Ka një shije shumë të këndshme edhe nëse pihet pa sheqer, por ajo çfarë është më e rëndësishme janë vetitë e tij për të larguar urinë. Studiuesit kanë konstatuar se aroma e këtij çaji është elementi kyç për të frenuar dëshirat e rreme të urisë. Provoni të pini këtë çaj sa herë që mendoni se jeni të uritur.