Doli në breg të detit pas uraganit, zbulohet krijesa misterioze që i tmerroi të gjithë

loading...

loading...

Një krijesë misterioze e detit që doli në breg në një plazh në Teksas pas uraganit Harvey është identifikuar.
Preeti Desai, pasi gjeti gjallesën në plazh, kërkoi në Twitter për ndihmë.

Ajo postoi disa foto duke bashkëngjitur shkrimin: “Çfarë dreqin është kjo?”

Kërkesa e saj iu kalua specialistit të biologjisë dhe gjelbërimit, Dr. Kenneth Tighe, i cili beson se është një gjarpër.

Ai tha se mund të jetë gjithashtu një ngjalë.

Mendohet se Uragani Harvey, i cili solli erëra të forta dhe përmbytje në Teksas, ka nxjerrë në breg këtë gjallesë.

Gjarpri – ngjalë, i njohur gjithashtu si “ngjyrë e zezë”, zakonisht gjendet në ujërat midis 30 dhe 90 metra të thella në oqeanin Atlantik Perëndimor.

Zonja Desai, e cila ishte në plazh duke vlerësuar dëmet nga stuhia, i tha BBC:

Ishte krejtësisht e papritur, nuk është diçka që zakonisht do të shihni në një plazh. Mendova se mund të ishte diçka nga deti i thellë që mund ketë dalë në breg”.

Burimi: BBC

loading...