DOKUMENTI/ Ja se si Rama financon Shullazin


I shumëpërfoluri Emiljano Shullazi ka marrë para nga qeveria për burgim të padrejtë. Kjo sipas një dokumenti të publikuar nga gazeta “RD” i cili është një vendim i Gjykatës Administrative i 15 dhjetorit 2014 që i njeh Shullazit të drejtën e dëmshpërblimit për kohën e ndenjur në qeli pas një arrestimi në nëntorin e vitit 2011 për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit dhe “Moskallëzim të krimit”. Pas një serie vendimesh, ka ardhur edhe padia e fundit e Shullazit ku kërkon dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg. Sipas dokumentit të publikuar nga gazeta, Shullazi ka marrë 4 milion lekë të vjetra për 6 muajt që ka ndenjur në qeli. Gazeta thotë se ky vendim nuk u apelua nga ministria e Financave

Vendimi që nuk u ankimua

Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Emiljano Shullazi.

Detyrimin e palës së paditur Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë t’i paguajnë paditësit Emiljano Shullazi, kompensimin për burgim të padrejtë në vlerën 404.800 (katërqind e katër mijë e tetëqind) lekë për 184 ditë paraburgim në vlerën 2.200 lekë për një ditë.

Rrëzimin e padisë për diferencën që i përket kompensimit në vlerën maksimale për periudhën e paraburgimit prej 184 ditësh, prej 800 lekë të tjera për një ditë.

Ekzekutimi i këtij vendimi duhet të bëhet nga subjekti i paditur jo më vonë sesa një muaj nga marrja e vendimit formë të prerë dhe paraqitja e kërkesës për ekzekutim nga kreditori, në një këst të vetëm për pagimin e të gjithë shumës, ndërsa ekzekutimi i detyrueshëm do të bëhet nga përmbaruesi gjyqësor.

Shpenzimet gjyqësore dhe ato në fazë e ekzekutimit të vendimit u ngarkohen palëve në raport me pjesën e pranuar të padisë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes. Për personin e tretë në mungesë, ky afat fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 15.12.2014

Sekretare

Geralda Bakiasi

Gjyqtare

Elda Vrioni
r

r1