Doktoron Lumnije Thaçi, Zonja e Parë e Kosovës

lumja-690x380


Lumnije Thaçi, gruaja e Hashim Thaçit presidentit të sapozgjedhur të Kosovës tani është doktorante, njofton Klan Kosova.

Zonja e parë e Kosovës, e mbrojti temën e doktoraturës dhe mori titullin “Doktor Shkence” nga Universiteti i Tiranës.

Në disa fotografi që Ganimete Musliu, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar në Facebook, zonja Thaçi shihet në shoqëri të deputetes e djalit të saj të vetëm Endritit, por krah saj nuk e ka bashkëshortin, presidentin e Kosovës.

“Znj. Lumnije Thaçi sot mbrojti temën e doktoraturës dhe mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë me temë: Aspekte të menaxhimit bankar: Tregu i kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë”, shkruan Musliu, që ishte prezente gjatë ceremonisë së diplomimit.

lumja1lumja3