Doktorët paralajmërojnë prindërit për këtë lloj ushqimi


Prindërit gjithmonë dëshirojnë t’i mbrojnë fëmijët e tyre, por nganjëherë, ata nuk ia dalin që t’i mbrojnë ata mjaftueshëm.
Shumë amerikanë janë aq të mësuar me ngrënien e ushqimeve të shpejta sa që nuk e kuptojnë se po bëjnë zgjidhje të pashëndetshme, dhe se këto zgjidhje po ndikojnë edhe tek fëmijët e tyre.

Tek amerikanët, ushqimi më i preferuar është “Hot Dogu”. Sido që të jetë, një epidemolog nga SHBA-ja ka gjetur se fëmijët të cilët hanë 12 hot dog në muaj kanë nëntë herë më shumë gjasa që të zhvillojnë leukeminë e fëmijërisë, transmeton Gazeta Express.

Dhe kjo nuk është e gjitha, në një tjetër studim, fëmijët të cilët kishin ngrënë “hot dog” një apo më shumë herë në javë, kishin gjithashtu më shumë rrezik të zhvillonin kancer në tru.

Studimi i këtij epidemologu ekzaminoi lidhjen në mes të ngrënies së ushqimeve të caktuara dhe rrezikut të leukemisë tek fëmijët.

Pas një kohe u gjet se kishte një rrezik të madh që fëmijët të cilët hanin salsiçe shpesh të zhvillonin leukemi. Në fakt, hulumtuesit Sarusua dhe Savitz, të cilët studiuan rastet me kancer tek fëmijët, gjetën se fëmijët e lindur nga nënat të cilat kishin ngrënë hot dog një apo më shumë herë në javë gjatë shtatzënisë, kishin dy herë më shumë rrezik të zhvillonin tumor në tru.
screenshot-7