Dogji plehra jashtë shtëpisë, flakët “përpijnë” brenda shtëpisë gruan

loading...

loading...

Një 64-vjeçare me iniciale XH.S ka ndërruar jetë rreth një orë më parë në fshatin Ardhishtë, Shijak.

Sipas njoftimit të policisë ajo ka ndërruar jetë pasi kishte qenë duke djegur mbeturina jashtë banesës së saj dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke iu futur në shtëpi.

Gruaja jetonte e vetme dhe shkakun përfundimtar për vdekjen e saj do e përcaktojë ekspertiza mjeko-ligjore.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.07.2017, në fshatin Ardhishtë, Shijak, pranë banesës së saj është gjetur e djegur në trup shtetësia Xh.S. 64 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën. Shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë Akti i Ekspertimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për ngjarjen.

loading...