Dobesim i pabesueshem

loading...

Image 1356006383-205.jpg

loading...
Në vitin 2011 britanikut James Mason mjekët i dhanë vetëm pesë vjet jetë për të jetuar. I shëndoshë 250 kile 27-vjeçari kishte ndërlikime të shumta shëndetësore dhe trupi i tij nuk ishte më në gjendje të përballonte dhjamin e tepërt. “Dënimi me vdekje” që i shqiptuan mjekët ishte ai që i ndryshoi jetën të riut. Në një provë të pabesueshme vullneti Mason vendosi që më në fund të bënte diçka për jetën e tij.Ai u zhvendos në Tajlandë ku u regjistrua në një kamp për mësimin e sportit marcial të “kick-box”. Në nëntë muaj stërvitje të përditshme Mason humbi 150 kilogramë duke u rikthyer në peshën e 100 kilogramëve të cilën e kishte tejkaluar që prej adoleshencës së tij. Stërvitja e tij përbëhej nga 5.5 kilometra vrap çdo mëngjes me barkun bosh shoqëruar nga një sallatë me fruta që pasoheshin nga katër orë stërvitje intensive. Një dobësim i pabesueshëm mesatarisht 17 kile të humbura në muaj si rrjedhojë e dietës së veçantë dhe stërvitjes së vazhdueshme që tashmë kanë rikthyer ish-mbajtësin e përmasës 8XL në peshën ideale duke zgjidhur problemet e tij shëndetësore dhe ëndërron për një karrierë si mësues i sportit marcial në Britani.“Në gjimnaz isha kapiten i skuadrës së basketbollit dhe kisha një peshë të përshtatshme por pastaj nisa punë si shitës makinash dhe u demblesa. Vit pas viti vetëm shtoja në peshë deri sa më doli jashtë kontrollit. Megjithatë kur mjekët më thanë se pa bërë diçka do të vdisja u ndërgjegjësova dhe vendosa se dua të jetoj. Tashmë ndihem i rilindur” thotë Mason.

loading...