“Do të të shqyej”! Shitëset në Elbasan zihen për klientelën (VIDEO)

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ku një qytetar ka filmuar një skenë sherri midis dy shitëseve femra. Sipas dëshmitarëve njëra nga gratë ishte shumë e acaruar dhe po u kërkonte njerëzve të mos blinin tek dyqani ngjitur, duke vazhduar ndërkohë sharjet ndaj shitëses tjetër. Nga pamjet duket qartë qe ajo tenton edhe të përballet fizikisht me të por nuk e lënë njerëzit. Nga ana tjetër shitësja e dytë duket se arrin ta ruajë qetësinë. Në vijim video.