Do të befasoheni kur ta kuptoni si krijohen lodrat-surprizë në çokollatat “Kinder” (Foto)

loading...

k_1479884086-751855-600x329

loading...
Një hulumtim i bërë nga tabloidi anglez “The Sun” ka zbuluar të vërtetën e krijimit të lodrave brenda çokollatave të njohura “Kinder”.
Këto lodra-surprizë destinohen për konsumatorët e vegjël por ajo që është edhe më surprizuese është fuqia punëtore e po kësaj moshe që punon në fabrikimin e tyre.

“Kinder” që është produkt i ëmbëltores prestigjioze “Ferrero Rocher” mund të pësojë ulje në shitje pas zbulimit të kushteve të punës ku ato paketohen, transmeton “ORAinfo”.

Ky hulumtim ka zbuluar se lodrat montohen nga fëmijë më të vegjël se 8 vjeç në disa shtëpi gati të rrënuara në Rumani.

Familja e Christian Jurit, tregtar i thjeshtë nga Rumania, e ka këtë si punë primare, prandaj edhe nuk mund të sigurojë kushte më të mira për familjen apo t’i ndalojë fëmijët të punojnë.

Ai ka thënë se konsumatorët do të çmendeshin po ta dinin se ëmbëlsirat e preferuara të fëmijëve të tyre prodhohen në këtë mënyrë.

“Pa dyshim se ky është sistem i punës skllavërore mirëpo nuk mund të ndalemi sepse s’kemi zgjidhje tjera”, ka thënë Christian, shkruan “The Sun”, përcjell “ORAinfo”.

Si familja e tij, ka edhe shumë të tjera të cilat furnizohen nga kompani “Romexa SA” dhe “Prolegis”.

Këta punëtorë thonë se firma “Rocher” është në dijeni për kushtet e tyre të punës, por atyre thjesht nuk iu intereson.

Menaxheri i kompanive të lartpërmendura, Daniel Muresan, ka thënë se nuk ka qenë të informuar për gjendjen e keqe të punëtorëve të tyre prandaj edhe do të bëjnë hetimet e tyre për t’i rregulluar kushtet e punëskkkk_1479884060-1702810

kkkkkkkk_1479884072-6598335

kkkkkkkkk_1479884075-8720526

kkkkkkkkkk_1479884078-9979998-600x899

loading...