“Do kisha bërë 10 fëmijë po mos të kisha halle”, Silva Gunbardhi rrëfen të pathënat

Këngëtarja Silva Gunbardhi ka bërë një rrëfim të sinqertë në emisionin “Chic” në News24, ku ka folur për karrierën e saj por edhe djalin, Dalvin dhe bashkëshortin Dafin.
E pyetur nëse i ka ndjerë kritikat për këngët e saj apo motivet tallava, Gunbardhi tha se ka pasur publikun mbështetje dhe gjyqtar.

Nuk i kam ndjerë kritikat. Por kam pasur publikun. Ai është gjyqtari më i madh. Zëra ka gjithmonë, po mbështetja e publikut më ndihmoi. Pse duhet të na shqetësojë tallavaja kur është shumë e kuruar dhe e sjell me kujdes. Pse duhet të ketë negativitet një këngë që sjellë gëzim”, tha këngëtarja e hitit “Të ka lali xhan”.

E pyetur nëse ka blerë ndonjë klikim për këngët e saj, pasi hiti i saj i ka kaluar 300 mln, ajo tha:

Të kisha blerë do i kisha të gjitha me 300 mln klikime. Në fillim se shijova dot suksesin, për shkak të shkrimeve në media se kisha blerë klikime”.

Në lidhje me projektet e ardhshme ajo tha se po ecin ngadalë pasi dhe nuk është më si më parë.

Po ecin, avash-avash por po ecin. Nuk është tregu si më parë, tani dalin 30 këngë në ditë”, tha këngëtarja.

Gunbardhi foli edhe për bashkëpunimin me bashkëshortit.

Unë kam stres në çdo këngë. Dafi është më kërkues”, u shpreh ajo.

Ndërsa për sa i përket djalit Gunbardhi tha se momentet me të janë më të bukurat.

Djali është kënga më e bukur e jetës sime. Unë nuk fle shumë dhe djali më ngjan mua dhe ai është shumë i gëzuar kur më ka pranë. Djali është i dashuruar me këngën ‘Digje zemrën’. Sapo e heq atë fillon
e qan. Nuk i pëlqejnë të tjerat aq, vetëm ajo”, tha Silva.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë mik apo koleg që e ka zhgënjyer, këngëtarja disi me shaka u shpreh:

Unë kam një mikeshën tim që i them bjeri vazhdo”.

Nëse ka ndërmend një vëlla ose motër për djalin, Silva tha se projekti i radhës do jetë muzikor. Shumë hapur, këngëtarja tha se po të mos ishte për punën dhe linjat fizike do i kishte bërë 10 fëmijë.

Projekti i radhës është muzikor. Më shqetëson puna shumë dhe linja. Se po të mos ishte për këto të dyja do i kisha rreshtuar nja 10”, tha Silva./BalkanWeb/