Do i besonit kaq shumë berberit? (VIDEO)

loading...

loading...
Prerja e flokëve duket si një luftë nervash, po në fakt ky person ka ruajtur më së miri gjakftohtësinë, edhe pse berberi i tij përdor një hanxhar dhe një çekiç mbi kokën e tij. Kjo taktikë e pazakontë për të shkurtuar flokët, tregon se berberi i bie me çekiç hanxharit për të kryer prerjen. Kjo duket mjaft e rrezikshme, por djali i ulur në karrige ndihet i qetë dhe i relaksuar. Pamjet janë postuar në Twitter nga një person që jeton në Houston, Texas, por mendohet se klipi është bërë në Marok. Përdoruesit e shumtë kanë shprehur habinë e tyre për këtë taktikë, por dhe frikën thjesht nga ideja që të kesh një hanxhar mbi kokë. Atëherë kemi të bëjmë me një berber, apo xhelat?

loading...