DMC ri-dizajnon veturën Aventador – FOTO

84528200_84536500Kur kompania gjermane zbuloi trupin e ri Edizione GT për Aventador, të gjithë menduan se çmimi prej $288,000 është shumë i lartë dhe kurrë nuk do të mund ta shohim atë në rrugë. Por, Aventador duket se tani ka dalur në rrugë.
Vetura është blerë në Pekin, Kinë, dhe ne kemi sjellur disa prej imazheve të veturës mahnitëse të kapura atje.

Dizajni i ri i trupit ishte bërë për super-veturën italiane që t’i përshtatet rregullave të FIA, pa sakrifikuar statuset e ligjshme të Lambos.

Trupi i ri përfshin një mamitë fibër-karboni gjigande prapa dhe krah masiv në dimenzione të ndryshueshme.

Mamita është e pozicionuar në mes të veturës prapa, pastaj aty është edhe një spojler prej karboni, rrota të zeza, dhe një pamje të brendshme të kuqe.

Në mënyrë që të përmirësoj edhe motorin, DMC ka ri-modeluar motorin 6.5 litërsh V12, duke instaluar një modifikim turbo-binjakë, linja dhe pompa të reja të karburantit.

Motori 12 cilindrësh i kësaj vetura tani prodhon 988 kuaj-fuqi.

47423800_47431800

91459800_91467500

24482500_24491200

49056000_49064200