Dje ishte fundi i botës? Mos u gëzoni para kohe

Pas çmendurisë që ka pushtuar rrjetet sociale, bazuar në teoricienët e konspiracionit lidhur me atë që do të ndodhë, kur një planet do të godasë Tokën duke e shkatërruar, vetë “numerologu i krishterë”siç duket ka ndryshuar mendje nga parashikimi.

Pasi NASA tha se njerëz të ndryshëm po” parashikojnë “se bota do të përfundojë më 23 shtator kur një planet tjetër do të përplaset me Tokën. “Planeti në fjalë, Niburu nuk ekziston, kështu që nuk do të ketë përplasje”, ai ka bërë një tjetër deklaratë ku në vetvete nuk ndryshon qëndrim por vetëm shtyn parashikimi.

I ashtuquajturi numerologu i krishterë i cili pretendonte se bota do të përfundonte më 23 shtator, ka sqaruar se apokalipsi në fakt është vonuar. Duke folur në Washington Post, teoricisti i konspiracionit David Meade, i cili pretendonte se një planet misterioz do të përplaset me Tokën, tani është duke thënë se nuk është kjo e shtunë, por gjithsesi i qëndron mendimit se ky është vetëm fillimi fundit të fundit të kohës.

Në të vërtetë, e shtuna do të shohë fillimin e një numri të ngjarjeve kataklizmike që do të ndodhin gjatë një numri javësh, që do të çojë në vdekjen tonë.

Meade shtoi:

Bota nuk po mbaron, por bota siç e dimë do të mbarojë. Një pjesë e madhe e botës nuk do të jetë e njëjtë me fillimin e tetorit”.