Djaloshi kërcënon 18-vjeçaren nga Librazhdi: “Do të vras po nuk u lidhe me mua”

Një vajzë adoleshente në Librazhd, është përndjekur dhe dhunuar nga një djalë i ri. Gjatë ditës së djeshme u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.L., 24 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe goditur O.L., 18 vjeçe.

Bazuar në deklarimin e së resë në portalin “infoelbasani,al”, prej disa kohësh 24- vjeçari e ngacmonte dhe përballë refuzimit të vazhdueshëm të saj e ka përndjekur deri sa e ka qëlluar. “Do të vras po nuk u lidhe me mua”, mësohet t’i ketë thënë ai teksa i ka dalë përpara në rrugë dhe më pas e ka qëlluar.

Mësohet se adoleshentja ishte gjimnaziste dhe se nuk e njihte djalin i cili ishte fiksuar keq pas saj dhe e përndiqte. E frikësuar për çfarë mund t’i ndodhte 18- vjeçarja ka bërë ditën e sotme denoncim në policinë e Librazhdit, në ngarkim të tij materialet t’i referohen Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme.