‘Djaloshi i topit’, e shet jaknen e incidentit me Hazardin


Ne jemi të sigurt se të gjithë ju e mbani në mend Charlie Morganin, i vetëquajturi ‘Mbreti i djelmoshave (mbledhësve) të topit’, i cili u bë i famshëm në mënyrë sensacionale pas incidentit në gjysmëfinale të League Cup ndërmjet Swansea Cityt dhe Chelseat, në muajin janar.
17 vjeçari e menaxhoi aq mirë situatën, sa që e detyroi mesfushorin belg të largohej nga loja, duke mos ia dhënë topin, pasi dëshironte ta ndihmojë ekipin e tij të zemrës.
Ish futbollisti i Lilles e kishte humbur durimin, duke e përplasur përtokë të gjorin Morgan. Tash, uellsiani ka vendosur që jaknen që e kishte veshur në atë ndeshje, ta vendos në shitje online në eBay.Ball Boy1
Tash, para se të filloni ta kritikoni Morganin se po mundohet të fitojë para dhe të përfitojë nga ajo situatë, duhet ta kuptoni se ai po e bën këtë për bamirësi, pasi që ai vjen nga një familje milionere.
“Jaknja është dhënë nga Charlie, me të gjitha përfitimet e shitjes që do të shkojnë për bamirësi, në ‘Maggies Cancer’ dhe RNLI (Royal National Lifeboat Institution), njoftojnë shitësit e saj.
Morgan po ashtu e ka nënshkruar jaknen, e cila do të jetë në shitje Online në sajtin e lartpërmendur nga java e ardhshme. Deri të shtunën në mëngjes, oferta më e madhe ishte 255 funte britanike. /LajmeOnline/