Djaloshi 32 vjeçar, gjendet i varur në litar

69285_473901442663650_1116603135_n

Sektori për punë të brendshme në Tetovë informon se sot është gjetur trupi i pajetë i një 32 vjeçari rrugës për në Kalanë e Tetovës, në një shtëpizë të vjetër vikendi.

“Sot rreth orës 8.40 në mëngjes na lajmëruan qytetarët se kanë gjetur një djalosh të varur në litar në vikend shtëpizën e cila gjendet rrugës për në Kalanë e Tetovës. Policia së bashku me gjykatësin hetues, prokurorin publik dhe mjekun për mjekësi ligjore kanë kryer ekspertizën dhe identititeti i tij është konfirmuar. Bëhet fjalë për personin M.I. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në spitalin e qytetit” tha zëdhënësi i policisë.Në trupin e personit nuk janë gjetur shenja të dhunës Marjan Josifoski, transmeton TetovaSot.

Në shtëpizë janë gjetur shiringa dhe hapa, por policia ende nuk ka konfirmuar nëse personi në fjalë ka qenë narkoman.