Djalit të sëmurë nuk i shkon askush për ditëlindje, befason ajo që bën gjyshja e tij |foto

loading...

loading...

Festat e ditëlindjeve janë diçka që çdo fëmijë do ta ketë sa më të veçantë dhe ta kalojë me sa më shumë shok e shoqe. Por për Geral Hamilton nuk ka ndodhur aspak kështu.

Vogëlushi organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 9-të, ku mamaja e tij shkroi 30 ftesa për shokët e tij të klasës, por vetëm 12 i thanë që do ishin prezentë, por në ditën e lindjes as ata nuk u paraqitën.

Duke parë dëshpërimin në sytë e të birit, nëna e djalit mori mundimin ti pyeste të ftuarit për arsyen pse nuk kishin ardhur dhe ata iu përgjigjën që Geraldi është i vonuar dhe nuk mund të përshtaten me të.

Gerald Hamilton ka bërë 5 operacione në kafkë si shkak i zgjerimit të saj për shkak të një anomalie. Ai përjetoi një vonesë të vogël të zhvillimit dhe të mësuarit, diçka që prindërit tij e konsiderojnë si një pengesë për shoqërizimin e tij.

Pas kësaj ngjarje të trishtuar ku ditëlindja e vogëlushit u shkatërrua nga miqtë e tij, gjyshja e Gerald, Amelia Lara postoi në rrjetet sociale një mesazh të fortë ku tregon atë çfarë ndodhi me nipin e saj, paragjykimin dhe trishtimin që e kaploi atë.

Gjyshja e tij kërkon që të gjithë njerëzit që bashkohen me këtë rast ti dërgojnë nipit të saj kartolina urimi në mënyrë që të ndihet më mirë. Por mesazhi mori përmasa të mëdha dhe familja nuk e kishte menduar asnjëherë këtë. Mesazhi u bë viral dhe madje Geraldi mori dhurata nga e gjithë bota dhe atij ju organizua një festë surprizë edhe nga këshilli i qytetit.

loading...