Djali qëllon me armë nënën dhe vëllanë

Shkodër – Një nënë me të birin në fshatin Kir të Shkodrës janë qëlluar me armë zjarri duke regjistruar krimin e dytë brenda familjes këtë mbrëmje.

Dyshohet se ata janë plagosur rëndë nga djali tjetër i familjes, që ka shtënë pikërisht mbi nënën dhe vëllanë. Nga hetimet paraprake dyshohet për një konflikt brenda familjes.

Dy të plagosurit raportohen në gjendje kritike për jetën. Akoma nuk dihet nëse plumbat u kane prekur organet jetësore. Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, është njoftuar nga banorët e zonës.