Djali nga Shkodra vendos 14 ndeshje skedinë, i kap të gjitha, por në fund pendohet

Si gjithmonë fundjava është momenti kur të apasionuarit e skedinave kanë shansin të qëllojnë në shenjë. Në redaksinë tonë vjen një biletë e çuditshme e një djaloshi shkodran.

Ai vendosi 14 ndeshje skedinë duke i qëlluar të gjitha në kokë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por kur sheh se ka luajtur vetëm 50 lekë fillon dhimbja e kokës.

Ai ka kapur gjithsej 58 mijë lek të reja, por nëse do vendoste më shumë, shifra e fituar do ishte shumë herë më e madhe. Gjithsesi edhe aq sa ka kapur, nuk i qëndrojnë aspak keq.