Djali në urbanin e Kamzës e fikson keq, vajza: Amani, më ndihmoni ta gjej

Disa persona nuk besojnë tek dashuria me shikim të parë, por disa të tjerë e kanë përjetuar dhe shijuar vetë e si rrjedhojë, këto përjetime nuk kanë si t’i mohojnë.

Ndoshta i tillë është rasti i kësaj vajze që “i ka ngecur gozhda” rëndë tek një djalë, të cilin as nuk e njeh. Ajo rrëfen se e ka parë djaloshin bukurosh në urbanin e Kamzës dhe i është fiksuar keq.

Ndër të tjera, e reja tregon se arriti ti bënte vetëm një foto, por nuk mundi t’i fliste.

Vajza bën apel përmes JOQ.al:

Ky djali që pashë në urbanin e Kamzës më ka fiksuar keq fare. Nëse e shikon këtë postim, të më kontaktojë. Nuk e pashë se ku ndaloi sepse unë zbrita më shpejt. Amani, më ndihmoni ju ta gjej.