Djali i Sali Berishës i blen të dashurës 6 mijë euro rroba për një mbrëmje

Dashuria e Shkëlzen Berishës për Armina Mevlanin duket se nuk njeh kufij.
Edhe paratë ia lejojnë që të bëjë të tilla çmendurira.

Pas pushimeve luksoze në Maldive, në kohën kur Sali Berisha bërtiste për varfërinë dhe furgonat 8 plus 1, Shkëlzeni i bën një tjetër dhuratë të dashurës.

Ai i ka blerë rreth 6 mijë euro rroba asaj për një mbrëmje.

Armina ka qenë e pranishme në një ceremoni të organizuar nga Albtelekom.

Binte në sy se ajo mbante një fustan Valentino, këpucë Loubotin, çantë Ferragamo dhe aksesorë superluksozë.

Sipas gazetës Dita, këto aksesorë shkojnë në total 6 mijë euro.

Ironia është se një shpenzim i tillë luksoz vjen në ditën kur Sali Berisha mallkonte FMN-në pas çmendurisë së borxheve të tij.