Djali i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, procedim penal për shkak të plagosjes së 28 vjeçares

554946_473469519373509_473817233_n

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për Keshnik Dibrën, djalin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 25-vjeçari, Kreshnik Dibra akuzohet për plagosjen e një vajze 28-vjeçare.

Nga hetimet paraprake mësohet se Dibra dy ditë më parë përplasi në zonën pranë Inxhinierisë së Ndërtimit një këmbësore. 25-vjeçari drejtonte makinën tip “Golf” me targa “AA 267 FB”, kur ka plagosur shtetasen M. Zhebo, 28-vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak.

Dibra pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.