Djali apo kunati e vrau 50-vjeçarin tek ish-Blloku? Policia zbardh të vërtetën


Kanë dalë detaje të reja për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek zona e Ish-Bllokut. Në një deklaratë të saj policia ka hedhur poshtë zërat se 50-vjeçari është vrarë nga djali i tij, duke thënë se ka qenë kunati ai që e ka goditur. Konfirmohet se si në cilësinë e personit të dyshuarit kryesor si autor i vrasjes se 50 vjeçarit Artur Kurti është arrestuar kunati i tij Leonard Ristani, i cili mësohet se e ka goditur disa herë Kurtin me thikë gjatë përleshjes derisa ai ka gjetur vdekjen.

Leonard Ristani ishte kunati i viktimës dhe ndodhej në banesën ku jetonte motra e tij Shpresa Kurti, gruaja e viktimës së bashku me djalin 23 vjeç Jurgen Kurti. Prej kohësh Artur Kurti nuk jetonte me familjen pasi ishte në proces divorci me gruan për shkak të konflikteve të herëpashershme me të.

Ndryshe nga çfarë u raportua menjëherë pas ngjarjes se djali kishte qëlluar për vdekjen babain e tij, policia mëngjesin e kësaj të marte pas marrjes së dëshmive të para dhe nisjes së hetimeve ka konstatuar se Leonard Risani pas përleshjes me Kurtin e ka goditur atë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, në thikë janë gjetur gjurmët e gishtave të kunatit dhe jo të djalit, 23-vjeçarit, Jurgen Kurtit. Ndërkohë që djali Jurgeni është marrë në cilësinë e bashkëautorit për shkak të përfshirjes së tij në momentin e përleshjes mes tyre.

Kunati Ristani ka marrë plagë nga goditjet e Kurtit dhe për pasojë është shtruar menjëherë në spital ku ndodhet ende, por këtë mëngjes i ndaluar në flagrancë nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes.
1