Dj Blunt ndahet nga e dashura per shkak te Sheiles?

dj-blunt-0002b-sheila

Dj Blunt i jep fund lidhjes 4-vjecare me stilisten, shkak xhelozia per Sheilen

Nderkohe qe pergatitet te publikoje albumin e tij te shtate se bashku me “Real 1”, reperi i njohur kosovar me sa duket i ka dhene fund lidhjes katervjecare me vajzen nga Prishtina, e cila njihet si stilistja personale e grupit te humoristeve kosovare, “Stupcat” ne “Kanalin T”. Duket se Dj. Blunt e ka mbyllur me kaq lidhjen e gjate qe kishte me 24-vjecaren kosovare, edhe pse ata gjate kohes qe ishin bashke kane qene shume te lidhur me njeri-tjetrin. Me sa thuhet ne rrethet e artisteve, shkak i krisjes mes tyre dhe pastaj ndarjes thuhet se ka qene fituesja bukuroshe e “X Factor 1”, Sheila Haxhiraj, me te cilen Dj Blunt eshte pare te shoqerohet keto kohe ne Tirane per shkak edhe te bashkepunimeve mes tyre. Ne rrjetet e tyre sociale nuk mungojne fotot e te dyve, pikerisht Dj. Blunt dhe Sheiles, te cilet jane takuar per pune. Artisti 32-vjecar asnjehere nuk ka pranuar te jape detaje per jeten e tij private, ndersa i ka dhene rendesi aktivitetit te tij muzikor, qe me se shumti keto kohe ka qene i perqendruar ne Tirane, sic eshte dhe nata qe ka rezervuar sot ne mbremje ne club “Mumja”.

Po ashtu se bashku me “Real 1”, ata jane te zgjedhurit per bashkepunim te Jonida Maliqit, ne klipin e saj te pare per 2013-n. Nderkohe nder artistet e tyre qe u kane bere ftese per albumin e shtate mes Capital T, Noizy, Etnon, Big City Crew, 2PO2, Mc Kresha, eshte edhe Sheila Haxhiraj. Nga ana tjeter, edhe Sheila e ka pohuar qe i pelqen rryma R&B, nje fakt qe e beri edhe me interesante ne syte e publikut, nisur nga sharmi i saj qe nuk ta le ate pershtypje. Vitet e fundit, konkurrenca mes artisteve te ketyre rrymave me shume sesa konkurrence eshte dalluar nga bashkepunimet mes njeri-tjetrit, duke bere keshtu fansat e tyre. Keshtu shpjegohen dhe bashkepunimet e artisteve te njohur me femrat me te pelqyera te muzikes, per t’u shfaqur edhe me interesante ne syte e publikut./LajmeOnline/