Dizajni i ri I Facebook sjell disa News Feeds!

loading...

faceboook

loading...
Facebook është duke planifikuar të bëjë ndryshimin e saj më të madh në listën e postimeve të reja që në i pranojmë në profil, apo siç Facebook e quan “News Feed”, dhe sipas raporteve të TechCrunch thuhet tani rrjeti social do t’i kategorizojë ato në kanale të reja, si për shembull: fotografitë e Instagram, apo muzika që dëgjojnë miqtë tuaj, apo përditësimet e bëra nga artistët e ndryshëm.

Para ngjarjes së paralajmëruar për të enjten, Facebook besohet se ka bërë gati edhe fotografitë të cilat do të jenë më të mëdha, si dhe reklama të bazuara në fotografi.

Mashable e ka kontaktuar rrjetin social, mirëpo komenti i Facebook thotë se “nuk i komenton thashethemet apo spekulimet e ndryshme”.

Nëse raportet mediale dalin të jenë të sakta, opsionet për zgjedhjen e postimeve që shfaqen në Neës Feed do të vendosen në maje të faqes, dhe me këtë Facebook do tu mundësojë reklamuesve të zgjedhin segmente dhe interese specifike të përdoruesve të saj.

loading...