Divë edhe në shtëpi: Mariah fëmijët i vë në gjumë në fustan glamuroz

loading...

f1_26-mariah1364291356

loading...
Këngëtarja ka publikuar fotografinë në Twitter, ku është e ulur në tokë me veshje solemne. Pas spektaklit ka shpejtuar në shtëpi për t’u lexuar fëmijëve për gjumë të ëmbël.

Pas spektaklit të “American Idol”, ku është anëtare e jurisë, Mariah Carey ka nxituar në shtëpi për t’u lexuar fëmijëve përrallë për natën e mirë dhe i ka vënë në gjumë. Këngëtarja në Twitter është lëvduar me fotografitë ku shihet e ulur në fustanin glamuroz dhe këpucët me taka të larta, në veshjen e njëjtë me të cilën ishte paraqitur në spektakël. Binjakët e saj 23 muajsh, vajza Monroe dhe djali Moroccan gjatë kësaj kohe luanin pranë saj me libra me fotografi për fëmijë.

“Pas spektaklit kam shpejtuar në shtëpi për të vënë në gjumë fëmijët”, – ka shkuar këngëtarja në Twitter.

Fansat, të cilët me përkëdhelje i quan “keca” i ka “qerasur” me fotografinë në të cilën me veshje glamuroze pozon në automobil duke mbajtur në dorë lodrën prej pelushi.

“Kecërit janë gjithmonë në zemrën time”, – ka shkruar në rrjetin shoqëror.

loading...