Ditëlindja e Fiorentinës nxjerr në pah gënjeshtrat me Olsin, puthje në buzë pas ndarjes

Olsi dhe Fiorentina u komentuan gjatë për marrëdhënien e tyre kontradiktore, por edhe ndarja e çiftit, pak kohë pasi përfundoi “Big Brotheri”, bëri bujë në media. Sot është ditëlindja e Fiorentinës dhe ajo kishte vendosur të prishte orën 12:00 me disa prej miqve të saj në një prej lokaleve të natës.Të gjithë e uruan vajzën, ndërsa ajo që bie në sy në një prej videove të publikuara në rrjetet sociale, është prezenca e Olsit në festën e ditëlindjes së vajzës.Për më tepër, ky i fundit i bën edhe një tortë surprizë, qirinjtë e së cilës Fiori i fryn e më pas, të dy puthen në buzë, duke harruar kështu që në media kanë deklaruar ndarjen e tyre. A po e bëjnë gjithçka vetëm për pak famë më shumë e për të qenë në qendër të vëmendjes, apo ishte ky një moment spontan mes të dyve?Fiorentina u bëftë edhe 100, por kjo pjesë duhet sqaruar.
Shikoni videon me poshte

Video