Dita e preferuar e femrave për të bërë dashuri

loading...


E keni pyetur ndonjëherë veten se kur është dita më e preferuare femrave për të bërë dashuri? Nëse nuk e dini, mësojeni. E shtuna është dita ideale për femrat, të cilat e cilësojnë fundjavën si periudhën më të nxehtë.

76% e femrave europiane pohojnë se bëjnë seks të shtunën. Përjashtim bëjnë finlandezet, ku 40% e tyre deklarojnë se kanë raporte seksuale mes të hënës dhe të enjtes.

Është ky rezultati i studimit “Femra, seksi dhe kontracepsionet e emergjencës. Sjelljet në Europë dhe Itali në vitin 2016”, i publikuar në revistën shkencore “Edizioni Health Communication”.

Studimi është zhvilluar në muajin shkurt në 20 shtete të Europës dhe është bazuar në 4500 femra me moshë nga 16 deri në 35 vjeçe.

Studimi zbuloi se femrat me moshë nga 26 deri në 35 vjeçe kishin më shumë raporte seksuale në raport me më të rejat.

Rekordi i shpeshtisë së raporteve seksuale i takon finlandezeve me moshë 26- 35 të cilat pohuan se kryenin mesatarisht pesë herë në javë seks, të ndjekura nga bullgaret me katër herë në javë.

Në vendet mesdhetare si Itali, Spanjë, Greqi dhe Portugali, 34% e femrave ishin më të interesuara për të provuar pozicione të reja, krahasuar me vendet e Europës Veriore.

Ndërsa një femër në pesë në Spanjë dhe Republikën Çeke me 19% dhe 22% përdorin lodra seksi në dhomën e gjumit.
a1

loading...

loading...