Disa truke sesi të dalloni luleshtrydhet bio dhe të freskëta

loading...

loading...

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por ato përmbajnë edhe shumë elementë të rëndësishëm dhe të nevojshëm për trupin, antioksidantë të ndryshëm, magnez dhe potasium. Megjithatë nuk është e thjeshtë që të zgjedhësh luleshtrydhet e duhura kur i blini.

Ne kemi disa këshilla që ju duhet t’i dini patjetër në momentin që do të blini herën tjetër luleshtrydhe.

Aroma

Mbi të gjitha ju duhet t’i kushtoni rëndësi aromës në momentin që i zgjidhni. Luleshtrydhet e mira kanë një aromë të fuqishme. Nëqoftëse era nuk ndihet edhe aq shumë, atëherë mund të mos jenë bio dhe të freskëta.

Ngjyra

Kini parasysh që luleshtrydhet e mira janë të kuqe të ndritshme. Në momentin që ato nuk kanë këtë ngjyrë, atëherë diçka nuk shkon me to. Kështu që mos i blini.

Forma dhe përmasa

Forma dhe përmasa e luleshtrydheve varet nga diversiteti i tyre, andaj nuk ka këshilla specifike në këtë aspekt. Mos u tundoni të blini ato që janë më të mëdha në përmasa, pasi mund të mbushen me ujë. Gjithashtu, kushtojini vëmendje nëse janë të dëmtuara apo jo.

Gjethet
Edhe gjethet e luleshtrydheve tregojnë shumë për cilësinë e tyre. Nëse ato janë të thata dhe të zverdhura, kjo do të thotë që kanë qëndruar në rafte për shumë ditë me radhë.

loading...