Disa qendra masazhi po ofrojnë edhe shërbime seksuale!!!

loading...

Passport.jpg1
loading...

Bizneset në Kosovë që merren me masazh janë në hall. Atyre po u bëhen edhe pyetje tjera rreth shërbimeve që ofrojnë legalisht. Ka nga ata që edhe përfituan.

Fizioterapeutja Albina Fazliu po ndihet e tmerruar që përveç masazhit në qendrën ku punon po i kërkohen edhe shërbime tjera.

“Habitna se thonë a ka diçka ma shumë? E kur i veti çka më shumë, thonë: po naj femër”, tha ajo për Klan Kosova.

Ky fenomen i masazheve të quajtura ‘Happy End’, e që nënkupton kënaqësinë seksuale të klientit, po e shqetëson edhe fizioteraputen Kamela Muqollari që nga Shqipëria është angazhuar me punë këtu.

“Ne nuk i ofrojmë këto shërbime”, tha ajo.

E shërbimet shtesë në llogarinë e një masazhe profesionale ofrohen në Kosovë dhe kjo është arsyeja që ka kërkesa.

Këtë e pranojnë qytetarët që kanë përfituar nga këto.

Klan Kosova tentoi të mësoi se nën mbikëqyrjen e kujt janë këto qendra masazhi por as Ministria e Shëndetësisë e as ajo e Tregtisë nuk pranojnë të kenë kompetenca për mbikëqyrjen e funksionimit të këtyre qendrave.

Ministria e Tregtisë vetëm konfirmon se i regjistron si biznese. /KlanKosova/

loading...