Disa mënyra të thjeshta për një lëkurë të butë tani në dimër!

loading...

loading...
Gjatë dimrit, lëkura është e thatë. Për shtat nuk ju shkon as koha jashtë e as ajri i thatë brenda. Nëse keni lëkurë të thatë, duhet pasur kujdes.

Kremi për fytyrë nuk mjafton, por ne po ndajmë me ju disa hapa si të arrini deri te lëkura e bukur, e butë, e hidratuar. Përdorni sapun që nuk e irriton fytyrën dhe shmangni llojet e ndryshme antibakteriale, sepse ata përmbajnë më pak lëndë që luftojnë thatësirën. Kërkoni për produkte që kanë efekte zbutëse ose qetësuese për fytyrën si për shembull ato me lanolinë ose me vaj luledielli. Kur ju nevojitet kujdes i veçantë duhet të përdorni serum për fytyrë. Nëse lëkura juaj është e thatë, serumi vepron si bazë për fytyrë, diçka ngjashëm sikurse pudra e lëngshme. Serumi për hidratim kryesisht përmban acide hialuronike, që janë të lehta dhe veprojnë shpejtë. Nevojitet që për disa minuta të bëni masazh me 2-3 pika serum, të prisni një minutë apo dy dhe të kaloi në hapin e radhës. Pas serumit pason kremi për fytyrë. Nëse lëkurën e keni shumë të thatë, duhet të zgjidhni kremra që veprojnë thellë. Këto lloje të kremrave janë të pasura me ceramidimë, glicerinë që thithin ujin nga atmosfera dhe ia japin lëkurës. Një mënyrë e mirë për këtë është përdorimi i kremrave me limon, të cilët bëjnë punë në shumë lloje të ndryshme lëkurash.
Preparati më i njohur për mbajtjen e lagështisë është vazelina. Ai vetvetiu nuk e lag fytyrën dhe nuk ofron hidratim, mirëpo e parandalon absorbimin e prodhimeve që i keni aplikuar dhe ruan lagështinë. Natyrisht, vazelinë nuk keni nevojë të aplikoni nëse nuk dëshironi. Pavarësisht se dielli i dimrit nuk ka të njëjtën fuqi si ai i verës, përdorimi i kremrave për kujdesin ndaj diellit është akoma i rëndësishëm, thonë ekspertët. Është një gabim i madh të mos vendosësh krem kundër diellit gjatë dimrit dhe të mendosh se tualeti që ke vënë mbart mjaftueshëm lënë mbrojtëse. Ndoshta ju duket e habitshme që krejt në fund të aplikoni vaj në fytyrë, mirëpo, ka kuptim. Vaji për fytyrë shkëlqyeshëm pajtohet me yndyrë në fytyrë dhe kalon në mënyrë më efikase përmes shtresës së lipoideve në krahasim me preparatet e tjera për hidratim.

loading...