Disa makina aksidentohen në Pejë, ka të lënduar (Foto)

Rreth orës 01:15 min. ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje Pejës.

Një lexues i ka treguar portalit Indeksonline tregon se si pasojë e aksidentit disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Mësohet se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente, derisa për të njëjtin rast njësitë policore janë duke zhvilluar hetimet.