Disa këshilla si t’i shpëtoni vapës

loading...

loading...

Vapa e jashtëzakonshme na heq dëshirën për të bërë çdo lloj aktiviteti tjetër, por vetëm me disa përpjekje minimale, mund t’ia bëjmë qejfin vetes dhe të shijojmë edhe qëndrimin në shtëpi, jo vetëm minutat e kaluara në det apo pishinë.
Mbyllni dritaret dhe perdet. Ky detaj mund t’ju duket i parëndësishëm, por shumica e të nxehtit vjen nga dritaret. Marrja e këtyre masave do të lejojë uljen e temperaturave brenda shtëpisë në disa gradë.

Mbani mbyllur dyert e dhomave në shtëpi që të ruhet ajër i freskët brenda secilës dhomë. Hapini përpara se të shkoni të flini kështu ajri mund të qarkullojë nga një ambient në tjetrin.
Nuk është mjaftueshëm i ftohtë ajri që del nga ventilatori? Merrni një tas të madh dhe mbusheni me akull, pastaj vendoseni përpara ventilatorit. Avulli i ftohtë që do të dalë nga tasi me akull do të përhapet në të gjithë dhomën me anë të ventilatorit, transmeton Klan Kosova.

Kushtojini rëndësi materialit të çarçafëve që përdorni. E mira është të jenë prej pambuku pasi qëndrojnë më të freskët.

Mos u angazhoni vetëm në freskimin e shtëpisë, edhe temperatura e trupit tuaj është e rëndësishme. Pini lëngje të freskëta dhe laguni me një leckë të njomë në qafë dhe pulse. Vishuni lehtë.

Pas dushit mos harroni të ndizni aspiratorin e banjës për të eleminuar lagështirën. E njëjta gjë vlen edhe për në kuzhinë pasi është gatuar, për të larguar nxehtësinë.
Nëse temperatura e brendshme rritet gjatë natës, hapni dritaret e shtëpisë për të krijuar korent. Mos harroni t’i mbyllni në mëngjes para se ajri të ngrohet sërish.

Nëse duhet të gatuani, zgjidhni alternativën më të thjeshtë, gatuani jashtë. Kështu sakrifikoheni ju që pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë të freskët brenda në shtëpi.

loading...