Diplomatët kosovarë, milionerë

loading...

loading...
Në vitin 2012 pasuria e Ahmet Shalës ishte vetëm 380 mijë euro, e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, sot ai është ambasador milioner i Kosovës në Japoni.

Më shumë se një milion euro ka arritur pasuria e Shalës, i cili që një vit është ambasador i Kosovës në Japoni.
Pasuria e Shalës nuk është krijuar nga ndonjë biznes i tij privat, por vetëm nga puna që ai ka bërë në fillim si drejtor në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, dhe më pas në Qeveri të Kosovës, një herë si ministër dhe tash si pjesë e bordit diplomatik të vendit tonë.

Pasuria e Shalës në vitin 2010 ishte pothuajse edhe njëherë më e vogël se ajo që ai e ka deklaruar para pak kohësh në formularët e AKK-së.

Shala në vitin 2012 pati deklaruar se në pronësi ka 3 troje në vlerë 240 mijë euro, dy banesa në vlerë prej 140 mijë euro, 10 mijë euro veturë, dhe 200 mijë euro para të gatshme, shkruan /LajmeOnline/.

Por, nuk është vetëm Shala që duke përfaqësuar Kosovën ka arritur të krijojë kapital prej miliona euro. Edhe Akan Ismali, ambasador i Kosovës në Amerikë, është në rrethin e diplomatëve më të pasur të Kosovës. Pasuria e tij është rreth 10 milionë euro.

Poashtu pasuri prej miliona euro ka deklaruar edhe Burim Qorri, i cili është sekretar i parë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri, pas tij është edhe Alber Kuçi zëvendës ambasador i Kosovën në Republikën e Çekisë.

loading...