Diogardi zgjedh xhaminë e Chikagos për mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni (VIDEO)

lajme-diogardi_410185116

Joe Diogardi , njëri nga veprimtarët më të përkushtuar të çështjes shqiptare në SHBA, lider i Ligës Shqiptare Amerikane në SHBA, ka zgjedhur lokalet e xhamisë në Chikago, të mbajë tubim me qytetarë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni.

Joe Diogardi, një gardian i kauzës Shqiptare në apelin e tij për shqiptarët që të mblidhen sa më shumë në numër të hënën me katër gusht  në  mitingun në mbështetje të vëllezërve shqiptarë në Maqedoni, ka përkujtuar se vetëm të bashkuar shqiptarët në një zë dhe platformë mund të ndihmojnë shqiptarët në Maqedoni ashtu siç kanë arritur të ndihmojnë  kauzën e Kosovës deri ne lirimin dhe pavarësimin e saj nga Serbia.

“Marrëveshja e Ohrit nuk po respektohet, trajtimi  i shqiptarëve në Maqedoni është shumë e rëndë”, ka thënë Diogardi, duke zgjedhur xhamin e Chikagos dhe takimin me imamin për tubim me qytetarët e Maqedonisë në përkrahje për të drejtat e tyre.

Si një diplomat i rryer me karrierë në Kongresin Amerikan, Joe Diogardi, përzgjedhjen që të mbahet mitingu në objektin e xhamisë e ka bërë për të sfiduar stigmën e krijuar që protestat në Maqedoni kanë prapavijë fetare.

“Është përkrahje për të drejtat legjitime të Shqiptarëve, është domosdoshmëri të tërhiqet vëretja e SHBA-së, është koha të bashkohemi si në rastin e Kosovës kur fituam së bashku”, ka thënë Diogardi.

Ai ka kujtuar se vetëm SHBA i dhanë mbështetje reale Pavarësisë së Kosovës. “Është koha për një bashkim të tillë të kombit shqiptar në përkrahje të vëllezërve në Maqedoni”, ka thënë Diogardi gjithnjë  duke apeluar që të ketë sa më shumë pjesëmarrës në protestën e Chikagos.

Apelit për pjesëmarrje masovike në protestën e Chikagos i është bashkangjitur edhe Mimoza Ferraj, ish Lidere e Lëvizjes Studentore të 1991 në Shqipëri dhe njëra nga themeluesit e Partisë Demokratike në Shqipëri.Ferraja ka thënë  se pjesëmarrja masovike në Chikago është shumë e rëndësishme për Cështjen Shqiptare në Maqedoni dhe përgjithësi në rajon.

“Joe Diogardi, zgjodhi xhaminë për tubim për të rrëzuar paragjykimet dhe interpretimet e sllavëve për islamizmin ndër shqiptarë”, ka thënë Ferraj. Ajo ka thënë se është domosdoshmëri që për mes SHBA-së  për ti treguar Evropës indiferente se në Maqedoni kemi të bëjmë për drejtat e njeriut që po u shkelen keq shqiptarëve në Maqedoni.

Ferraj, ka adresuar kritika të ashpërta në adresë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që po rrinë indiferente dhe duarkryq në kohën kur në Maqedoni po përgjaken rrugët nga dhuna e shtetit ndaj djalërisë shqiptare.

“Kombi duhet të reagoj, zero tolerancë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, mjaft është mjaft, nuk duhet të pritet të reagojnë të tjerët, ku është Edi Rama e ku është Hashim Thaqi, ku fshihen e nuk reagojnë si një komb”, ka thënë Ferraj.

Ajo ka ngritur shqetësim dhe diplomacinë evropiane në qëndrimin indiferent për zhvillimet në Maqedoni.  “Evropa është gjithnjë indiferente me shqiptarët, rri duar kryq, dhe fati i shqiptarëve varet nga ndihma e SHBA-së edhe pse problemi shqiptar është në zemër të Evropës”, ka thënë Ferraj.

Ajo ka thënë se duhet një unifikim mbarë kombëtar që religjioni te shqiptarët të mos lejohet të  interpretohen në Evropë ndryshe nga ato të rajonit.  “Kombi shqiptarë ka orën e saj historike të shpërthejë në realizim të aspiratave shekullore dhe duhet të përgatitet për sfidat e reja që mund të zhvillohen në rajon”, ka thënë Mimoza Ferraj /xlpress

Youtube link:          http://youtu.be/Jq8SSqK_jNg