Dinamo heq dorë nga Hasani, shkaku i lëndimit

3B7BA02EB23503AE647699005A236C70

Skuadra e Dinamo Zagrebit ka hequr dorë nga sulmuesi shqiptar i Wolfsburgut për shkak të lëndimit të tij.

Sulmuesi shqiptar, Ferhan Hasani nuk do të kalojë në radhëte kampionit të Kroacisë, Dinamo Zagreb për shkak të lëndimit. Çdo gjë ka qenë e gatshem rreth kalimit të tij, por në aktin final atë të kontrollimit mjekësor stafi menaxherial i ekipit kroat ka hequr dorë nga ai. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i zagrebasve, Zoran Mamiç.

“Dinamo ka hequr dorë nga puna me ëolfsburgun rreth kalimit të Hasanit. Ashtu si kemi thënë para disa ditësh, Hasani është dashur të kalojë kontrollimin mjekësor, por në të kemi vërejtur një lëndim i cili kërkon shërim më të gjatë, prandaj kemi vendosur që ai të mos vijë në Dinamo”, tha Mamiç në faqen zyrtare të klubit të Dinamos.

Hasani të premten kishte arritur në Zagreb në kontrollim mjekësor dhe nënshkrim të kontratës, por pas ardhjes kishte pranuar se ka pak probleme me një lëndim.

“Më vjen keq që nuk është kryer puna, por kështu janë gjërat në futboll. Ferhanit i dëshirojmë çdo të mirë në vazhdim të karrierës”, tha Mamiç.