Dikur turpërohej të zhvishet para të dashurit për shkak të mbipeshës, pas 10 muajve ushtrime dhe dieta strike u shndërrua në një seksi femër…

Një nënë obeze ka zbuluar sekretin se si ka arritur të humb 45 kilogramë, pasi i dashuri i saj postoi një fotografi të saj me rroba banjo në Facebook.

Charlotte Burgess 25-vjeçe nga Mançesteri, kishte shtuar shumë gjatë shtatzënisë me të birin Harley,

Ajo ndihej aq shumë e turpëruar me linjat e saj trupore, sa që gjithmonë refuzonte që i dashuri i saj Danny Coates 25-vjeç ta shoh lakuriq, ku si pasojë e kësaj dyshja nuk kishin bërë seks për muaj të tërë.

Por gjithçka ndryshoi në jetën e saj kur Danny shpërndau një fotografi të saj në internet, ku ajo shihej duke pozuar në vaskë me rroba banjo.

“Kur pash veten se sa e plotë isha dhe dhjami vërehej nga të gjitha anët fillova të qaj. Ai nuk e kishte ditur se kjo fotografi do të më mërzis shumë, sepse më donë ashtu siç jam”k a deklaruar ajo.

Prej atij momenti ajo vendosi të ndryshojë gjithçka në jetë, dhe kështu brenda 10 muajve arriti të humb 45 kilogramë, falë dietave strikte, ushtrimeve të rregullta në palestër dhe mënyrës së re të ushqyerit.