Dikur rrinte me muaj në jahtin luksoz të të shoqit, por ja ku dhe me kë i kaloi pushimet Inva Mula këtë vit

loading...

loading...

Divorci i Inva Mulës dhe Pirro Çakos ishte një nga lajmet që bëri shumë bujë, por të dy artistët shpjeguan se ndarja ishte një pjesë e jetës dhe se ata ruanin raporte të mira mes tyre, për hir edhe të djalit, Anthony.

Por po ashtu vëmendje mori dhe martesa e dytë e artistes me famë botërore, me pasanikun kosovar Ethem Ramadani me të cilin ajo ka një vajzë.

Ndërkohë këtë verë Inva ka vendosur që të kalojë disa ditë pushime vetëm me fëmijët e saj dhe me të dashurën e djalit, modelen franceze.

Ata janë fotografuar nga “Panorama” në Dhërmi teksa në sy kanë rënë linjat mjaft të mira trupore të Invës.

Vite më parë, kur vinte vera, Inva jepte intervista nga jahti luksoz i Ramadanit. Nuk e dimë nëse vijon akoma ajo traditë qëndrimi në det për disa muaj në vit.

Në fakt, kohët e fundit Inva duket se i është kthyer në mënyrë definitive jetës së Tiranës, pas shumë sukseseve ndërkombëtare në teatrot më të famshëm të botës, duke marrë andej gjithë suksesin e ëndërruar nga një soprano.

Pak kohë më parë, ajo së bashku me tri mikesha artise hapën një bar-galeri të quajtur “Art & the city”, ndërkohë që lajmëron një koncert të rëndësishëm në Vjenë në muajin nëntor.

loading...