Dikur peshonte 206 kg, ndërsa sot femrat lënë kokën pas tij

Richard Bryansk është djali i cili peshonte 206 kilogramë pas vdekjes së papritur të babait të tij në vitin 2005.

Ai ishte personi i parë që kishte gjetur trupin e pajetë të babait të tij në dysheme, ndërsa për të kaluar traumën kishte gjetur ngushëllim vetëm te ushqimi.

“Babai im ka qenë plotësisht i verbër për shkak të diabetit dhe të gjitha punët jam detyruar t’i kryej pa ndihmën e askujt. Në vitin e parë të shkollës së mesme, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe një ditë duke u kthyer nga shkolla, pashë që para shtëpisë po qëndronte qeni ynë.

Menjëherë e kuptova se diçka nuk është në rregull, dhe kur u futa brenda ai ishte rrëzuar në dysheme. Pasi ngjyra e trupit kishte ndërruar, e kontrollova nëse po merrte frymë. Prej atij momenti fillova të ha pa kontroll për të mposhtur pikëllimin”, ka deklaruar Richard.

Më tej ai tregon se vendosi më pas të ndryshojë pasi mjekët e kishin paralajmëruar se edhe ai mund të vdiste në moshë shumë të re për shkak të kileve të tepërta që kishte fituar. “Në ato momente u pashë në pasqyrë dhe pas disa minutave i thash vetes: mjaft më”, ka shtuar Bryansk.

Nga dëshira e madhe për t’u dobësuar, ai filloi të mbajë shënime lidhur me gjithçka që hante dhe numrin e kalorive të tyre.

Filloi të vrapojë, por rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe nutrocionistët.

Ai ka arritur të humb 135 kilogramë, dhe tani vazhdimisht këshillon njerëz të tjerë që janë në situatën e ngjashme që ishte ai vite më parë.

Richard merret me bodybuilding dhe është krenar për atë që ka arritur