Digjet shtëpia, vdes i moshuari në Pejë

Para pak çastesh, në Komunën e Pejës ka ndodhur një rast tragjik.Siç raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” nga Peja, afër gjimnazit “Bedri Pejani” është djegur një shtëpi, dhe brenda saj ka mbetur i ngujuar një person, të cilin për fat të keq, ende nuk ia kanë dalë ta nxjerrin nga aty.
Mësohet se viktima e këtij rasti tragjik është një mashkull i moshës rreth 65 vjeçare, ndërsa mësohet gjithashtu se ai ka qenë invalid, raporton Koha.net.

Në vend të ngjarjes kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar në fikjen e zjarrit.
Arsyet pse ka ardhur deri te djegia e shtëpisë ende nuk dihen.