“Digjet” Australia, kapet rekordi prej 45.8 grade celcius

Teksa Europa shenon temperatura të ulëta e shi, qyteti austrialian i Sidneit ka përjetuar sot ditën më të nxehtë.

 

2849f1c1-4f5a-4b51-866e-6a5a585ebb77---0-

 

Në kohën kur në Evropë thyhen rekordet e temperaturave nën zero dhe rreshjet e shumta, nga ana tjetër e botës arrihen kulmet e nxehtësisë. Qyteti australian i Sidneit ka përjetuar sot ditën më të nxehtë rekord, me temperaturën që kanë kapur pothuajse 46 gradë Celcius, duke bërë që dhjetra mijëra njerëz të pushtojnë plazhet. Saktësisht termometri në Observatory Hill ka regjistruar 45.8 gradë Celcius në orën 14:55 lokale (01:55 me orën tonë), ndërkohë që në zona të tjera të Sidneit ka qenë edhe më nxehtë, aq sa në Penrith u kap edhe 46.5 gradë.
Nuk kanë munguar edhe viktimat nga temperatura e lartë, teksa një burrë ka mbetur i vdekur në Victoria. Rekordi i mëparshëm i nxehtësisë ishte regjistruar në vitin 1939, kur metropoli australian shënoi 45.3 gradë Celcius. Prej disa javësh, Australia po përballet me një klime jashtëzakonisht të nxehtë në 2/3 e territorit të vet, që ndër të tjera ka shkatuar edhe qindra zjarre, duke shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë. Faktikisht, australianët “luftojnë” çdo vit në këtë periudhë me zjarre, që marrin edhe jetë njerëzish. Kulmi u arrit në shkurt të vitit 2009, që ka hyrë në histori si “E shtuna e zezë”, me vdekjen e 173 njerëzve në Victoria.